Secondary Adv

Rritja e çmimeve nuk frenon tregun, shitjet e banesave u dyfishuan në 6-mujor

Në janar–qershor 2025 u shitën 1959 prona, një rritje e fortë krahasuar me periudhën e mëparshme dhe mbi mesataren shumëvjeçare të tregut.

Rritje rekord e tregut imobiliar

Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjashtëmujorin e parë numri i pronave të shitura arriti 1959, nga vetëm 863 të raportuara në gjashtëmujorin paraardhës. Shitjet janë shumë më të larta edhe ndaj mesatares afatgjatë prej 823 pronash për periudhë që nga viti 2013, ndërsa sipas agjencive imobiliare numri mesatar i pronave të shitura për subjekt u rrit në 11 nga 5 më herët.

 

Blerësit e huaj dhe kreditë

Interesi i të huajve ka qenë i lartë, me rreth 15% të pronave të blera nga shtetas jorezidentë dhe 71% e tyre nga vendet e BE-së. Më shumë se gjysma e pronave, rreth 58%, janë blerë përmes kredive bankare, duke reflektuar një treg të gjallë dhe kërkesë të qëndrueshme si për banim ashtu edhe për përdorim tregtar.

 

Çmimet vijojnë rritjen e fortë

Banka e Shqipërisë raportoi rritje të lartë çmimesh: gjatë janar–qershor 2025 çmimet e apartamenteve u rritën me 41.7% krahasuar me një vit më parë, ndërsa në Tiranë rritja arriti 32%. Rritja është udhëhequr kryesisht nga zonat bregdetare, ku çmimet kanë tejkaluar edhe ato të kryeqytetit. Agjentët e tregut parashikojnë çmime të qëndrueshme në vijim, me gati gjysmën që presin rritje dhe shumë pak që presin ulje.

 

Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat